Turqia dënoi sulmet ndaj EBA dhe Arabisë Saudite
Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë në lidhje me sulmet ndaj EBA dhe Arabisë Saudite.

Turqia dënoi sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabisë Saudite.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme turke thuhet: "Ne dënojmë aktin terrorist të kryer më 24 janar me raketa balistike dhe dronë kundër objektivave civilë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Kërkojmë dhënien fund të menjëhershëm të sulmeve të tilla, të cilat përbëjnë një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar."
Arabia Saudite njoftoi se huthitë në Jemen kryen sulm në rajonin e Jazanit me një raketë balistike, duke plagosur dy persona.
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se dy raketa balistike të dërguara nga huthitë u interceptuan nga sistemi i tyre i mbrojtjes ajrore dhe se mbetjet e raketave kishin rënë në zona të ndryshme rreth kryeqytetit Abu-Dhabi, por nuk pati viktima.