Turqi – Falë punës bindëse janë vetëdorëzuar edhe 4 terroristë të tjerë
Katër terroristë të tjerë të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK janë vetëdorëzuar tek forcat e sigurisë falë punës bindëse.
1767011

Katër terroristë të tjerë të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK janë vetëdorëzuar tek forcat e sigurisë falë punës bindëse.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Brendshme thuhet se si rezultat i punimeve bindëse të kryera nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmerisë dhe Drejtorisë së Policisë, katër pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK, të cilët u arratisën nga organizata, u vetëdorëzuan pranë forcave turke të sigurisë.
Sipas deklaratës anëtarët e organizatës që u vetëdorëzuan ishin bashkuar me organizatën terroriste midis viteve 1992 dhe 2016 dhe kishin vepruar në Irak dhe Irak.
Kështu është rritur në 9 numri i anëtarëve të organizatës që janë vetëdorëzuar këtë vit si rezultat i punës bindëse.