Sentop: Problemet midis Ukrainës dhe Rusisë do të zgjidhen me rrugë paqësore

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop tha se problemet midis Ukrainës dhe Rusisë do të zgjidhen me rrugë dhe negociata paqësore.

1766747

Sentop, i cili ishte i ftuar në një program të organizuar nga Bashkia Beyoglu në Stamboll, në fjalën e tij tërhoqi vëmendjen se bota është në një periudhë ndryshimi.

Sentop shpjegoi se ka shumë probleme, zgjidhja e të cilave është shtyrë dhe se problemet në Ballkan, Qipro, Siri, Irak, Armeni, Krime dhe Ukrainë, veçanërisht në Evropën Lindore, ishin shkaku i Luftës së Dytë Botërore, por nuk mundën të zgjidhen, pavarësisht luftës.

Sentop tha se të gjitha problemet duhet të trajtohen me dialog, "Problemet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë do të zgjidhen me negociata paqësore. Përndryshe, kjo nuk do të ketë rezultate të dobishme për rajonin tonë dhe për të dyja vendet."

Lajme të ngjashme