Turqia dënon sulmin e DAESH-it kundër Forcave të Armatosura të Irakut

Turqia dënoi sulmin e organizatës terroriste DAESH të kryer ndaj Forcave të Armatosura të Irakut në prefekturën Diyala.

1766536
Turqia dënon sulmin e DAESH-it kundër Forcave të Armatosura të Irakut

Turqia dënoi sulmin e organizatës terroriste DAESH të kryer ndaj Forcave të Armatosura të Irakut në prefekturën Diyala.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë shkruhet se është mësuar me pikëllim të madh se nga sulmi në fjalë humbën jetën dhe u plagosën shumë ushtarë të Forcave të Armatosura të Irakut. “Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe me këtë rast theksojmë edhe një herë se qëndrojmë pranë mikut dhe fqinjit tonë, Irakut, në luftën kundër terrorizmit”, shkruhet në deklaratë.

Në deklaratë, për ata që humbën jetën në sulm urohet mëshira e Allahut si dhe shërim të shpejtë për të plagosurit dhe ngushëllime për popullin dhe qeverinë vëllazërore të Irakut.

Organizata terroriste DAESH ndërmori një sulm në vendbanimin Uzaym të Diyalas, ku janë vrarë 11 ushtarë irakianë.

 


Lajme të ngjashme