Tensionet Rusi-Ukrainë – Presidenti Erdogan: Ne ndërmjetësojmë për paqen

“Ne ndërmjetësojmë për paqen”, deklaroi të premten Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me krizën Rusi-Ukrainë.

1766505
Tensionet Rusi-Ukrainë – Presidenti Erdogan: Ne ndërmjetësojmë për paqen
Cumhurbaşkanı Erdoğan'dan Rusya-Ukrayna gerilimi ile ilgili açıklama 02.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan'dan Rusya-Ukrayna gerilimi ile ilgili açıklama 03.jpg

Kjo deklaratë e kreut të shtetit turk erdhi gjatë një daljeje publike në Stamboll, ku ai bëri vlerësime për rendin e ditës në vend e botë.

“Çdo zhvillim në drejtim të pushtimit ose shpërthimit të një lufte (në tensionet Rusi-Ukrainë) do të përbënte një shkelje tepër serioze për paqen në rajon”, u shpreh Presidenti Erdogan.

“E përsëris, do të shqetësojë në mënyrë serioze të gjithë rajonin. Thënë kjo, si Turqi, ne s'pranojmë që Rusia dhe Ukraina, e cila ka një popullsi rreth 40 milionë banorë, të krijojnë sot një shqetësim të tillë këtu”, shtoi ai.

Pasi vuri në pah se Turqia ka marrëdhënie me Rusinë dhe se këto marrëdhënie vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha çështjet në baza politike, ushtarake, kulturore, udhëheqësi turk vijoi me këto fjalë: “Ne kemi marrëdhënie të mira edhe me Ukrainën. Prandaj s'mund të pranojmë që këto zhvillime pozitive të transformohet negativisht mes Rusisë dhe Ukrainës.”

Gjithashtu Erdogani tha se Ankaraja mund të ndërmjetësojë që paqja të mbizotërojë ndërmjet Moskës dhe Kievit.

“Unë tashmë e kam shprehur publikisht edhe më parë se ne jemi gati për të bërë detyrën që na takon në këtë çështje. Tani kam përpara një vizitë në Ukrainë. Ndërkohë, mbase do të shkoj për një vizitë në Moskë, përveç bisedave telefonike me z. Putin. Ne duam që paqja të mbizotërojë në rajon dhe për këtë jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë”, potencoi udhëheqësi turk mes të tjerash.



Lajme të ngjashme