Ministri Akar inspekton trupat në kufirin me Irakun
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar së bashku me stafin komandues të Forcave të Armatosura Turke inspektoi trupat në kufirin me Irakun.
1766331

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar së bashku me stafin komandues të Forcave të Armatosura Turke inspektoi trupat në kufirin me Irakun.
Akar shkoi në Sirnak me shefin e shtabit të përgjithshëm gjeneralarmate Yasar Guler, komandantin e ushtrisë gjeneralarmate Musa Avsever, komandantin e Forcave Detare admiralin Adnan Ozbal dhe komandantin e Forcave Ajrore gjeneralarmate Hasan Kucukakyuz.
Ai u prit në aeroport nga prefekti Ali Hamza Pehlivan dhe zyrtarë të tjerë dhe kreu inspektime të trupave përgjatë kufirit me Irakun.
Akar, i cili gjithashtu kaloi në Komandën e Divizionit të 23-të të Këmbësorisë, dhe stafi komandues i Forcave të Armatosura të Turqisë zhvilluan një takim me komandantët e trupave përgjatë kufirit dhe më gjerë.