Izmir – Shpëtohen 15 emigrantë të parregullt në një gomone

Roja Bregdetare e Turqisë nxori në breg, në rrethin Çesme të Izmirit, 15 emigrantë të parregullt të prapësuar në ujërat territoriale turke nga elementët grekë.

1766106
Izmir – Shpëtohen 15 emigrantë të parregullt në një gomone

Siç bën të ditur Komanda e Rojës Bregdetare përmes një komunikate me shkrim të publikuar në uebfaqen e saj zyrtare, më 19 janar, pas një raporti se një grup emigrantësh të parregullt ishte në një gomone shpëtimi pranë brigjeve të Çesmes, një skuadër me motobarkë patrullimi iu drejtua menjëherë zonës në fjalë.

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 15 emigrantë të parregullt në gomonen e shpëtimit, të cilët ishin shtyrë prapa në ujërat territoriale turke nga njësitë greke.

Pas procedurave ligjore të nevojshme, emigrantët e parregullt u dërguan në Drejtorinë Rajonale të Menaxhimit të Emigracionit.



Lajme të ngjashme