Bukele: Salvadori dëshiron të jetë pjesë e rritjes së Turqisë

Turqia është rritur shumë dhe ne parashikojmë që ajo do të jetë në një pozitë shumë të rëndësishme për botën, kështu që ne duam të jemi pjesë e kësaj rritjeje, tha të enjten në Ankara presidenti salvadorian, Nayib Bukele.

1766052
Bukele: Salvadori dëshiron të jetë pjesë e rritjes së Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve dhe pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy vendeve në Kompleksin Presidencial mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Presidenti Erdogan tha se gjatë takimit me homologun e tij salvadorian ishin shkëmbyer mendime për çështjet rajonale me theks në zhvillimet në Amerikën Qendrore.

“Marrëdhëniet tona me rajonin e Amerikës Latine dhe Karaibeve përbëjnë një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të jashtme shumëplanëshe. Numri i misioneve diplomatike (të Turqisë) në rajon sot është rritur në 17, nga 6 që ka qenë 15 vite më parë”,- tha udhëheqësi turk.

Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë për të bërë një vizitë në Turqi. Ai vuri në dukje se Salvadori e di mirë se Turqia po bën hapa të mëdhenj në zhvillimin e saj dhe se nuk është më vendi që ka qenë njëzet e më shumë vjet më parë.

Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për ne dhe ne shikojmë një potencial të madh në Turqi”,- nënvizoi presidenti mysafir dhe shtoi:

“Turqia po rritet shumë. Ne e shohim këtë. Për momentin ajo është e fuqishme. Në të ardhmen ajo do të jetë një fuqi edhe më e madhe dhe një vend i rëndësishëm për botën. Edhe ne (si Salvador) duam që të jemi pranë tyre. Sepse ne dëshirojmë të jemi një pjesë e kësaj rritjeje. Duam të bëhemi pjesë e rritjes së Turqisë dhe ta bashkëshoqërojmë atë”.

 


Lajme të ngjashme