Basil: Turqia mund t'i ofrojë Libanit zgjidhje për krizën energjetike

Kryetari i Lëvizjes Patriotike të Lirë të Krishterë libaneze dhe ish-ministri i Jashtëm, Gibran Basil deklaroi se Turqia mund t'i ofrojë zgjidhje Libanit lidhur me krizën energjetike që po përjeton vendi.

1766164

Basil, i cili është edhe dhëndri i presidentit Michel Avn, ka bërë vlerësime për bashkëpunimin mes Turqisë dhe vendit të tij.

Duke vënë në dukje se Turqia është ndër vendet lider në rajon, Basil tha: "Ne jetojmë në një rajon ku kemi interesa të përbashkëta. Turqia është një vend i tillë dhe ne duhet të kemi marrëdhënie shumë të mira. Ne aktualisht kemi marrëdhënie të tilla dhe duhet t’i mbrojmë ato. Kjo është shumë strategjike për Libanin”.

Basil rikujtoi se Libani po përjeton një krizë shumë të rëndë energjetike që nga viti i kaluar dhe se Turqia ka përvojë të konsiderueshme në energjinë "e rinovueshme".

“Në kuadër të planeve tona, Turqia mund të ofrojë zgjidhje në këtë drejtim (për krizën energjetike). Ne kishim sjellë në vend anije turke që prodhonin energji elektrike. Kostoja e prodhimit ishte shumë e lirë. Përveç kësaj, ne besojmë se Turqia mund të konkurrojë me vendet e tjera në arenën ndërkombëtare. Në kuadër të furnizimit me energji të Libanit, kompanitë turke kanë aftësinë të konkurrojnë me kompani të tjera ndërkombëtare. Kjo përfshin energjinë e rinovueshme dhe sektorë të tjerë. Po, duhet të ketë bashkëpunim”, tha Gibran Basil.

Lajme të ngjashme