Akar reagon ndaj Qipros greke që lejoi PKK/PYD të hapë përfaqësi në ishull

Këto janë përpjekje të kota dhe se nuk të çojnë asgjëkund, tha të premten ministri turk i Mbrojtjes gjatë inspektimit të trupave në kufirin me Irakun.

1766558
Akar reagon ndaj Qipros greke që lejoi PKK/PYD të hapë përfaqësi në ishull

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se pas sulmit terrorist në qendër të provincës Afrin në veri të Sirisë, ku mbetën të vrarë civilë, nisën operacionet dhe u neutralizuan 18 terroristë.

Së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate, Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe Komandantët e Forcave ministri Akar inspektoi dhe kontrolloi njësitë ushtarake në vijën kufitare me Irakun.

“Kudo që ka një terrorist, atje është edhe objektivi ynë”,- tha Akar, duke theksuar se ata respektojnë kufijtë dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve, veçanërisht të Irakut dhe Sirisë.

Duke tërhequr vëmendjen për periudhën e re që filloi në luftën kundër terrorizmit më 24 korrik 2015, ministri i Mbrojtjes u shpreh: “Nga ajo ditë e deri më sot janë neutralizuar 33.149 terroristë. Kurse vitin e kaluar u neutralizuan 2.939 terroristë."

Duke komentuar sulmin e djeshëm terrorist me raketa në qendër të Afrinit ministri Akar tha: “Në sulm humbën jetën 5 civilë, u plagosën 34 civilë. Pas këtij sulmi të poshtër, komandantët e reparteve përkatëse nisën operacionet për kapjen e terroristëve. Deri më tani, ata kanë neutralizuar 18 terroristë, duke goditur ashpër objektivat e njohura. Operacionet tona vazhdojnë, në orët në vijim presim që ky numër të rritet”.

Hulusi Akar reagoi gjithashtu ndaj lejes që Administrata Grekoqipriote (GCA) i dha organizatës terroriste separatiste PKK/PYD për të hapur një përfaqësi [në Qipron greke] dhe tha:

“Duhet kuptuar se këto janë përpjekje të kota, nuk mund të arrihet në asnjë vend kështu. Nëse ata mendojnë se duke i përdorur ato mund të ndërmarrin veprime të caktuara kundër klimës paqësore, stabilitetit në Qipro, kundër vëllezërve tanë qipriotë, këto janë ëndrra të kota, boshe. Ta dijë e gjithë bota se Turqia, e cila është një shtet garantues [në Qipro], njësitë e Forcave të Armatosura Turke që ndodhen në ishull pikërisht në kuadër të kësaj të drejte [garantuesit] si dhe Forcat e Sigurisë së Republikës Turke të Qipros së Veriut nuk do ta lejojnë kurrë këtë dhe janë të gatshme t'i përgjigjen njësoj çdo lloj veprimi. Të mos i hyjnë një aventure të tillë, le ta kuptojnë që tani që pasojat e një diçkaje të tillë do të jenë të rënda”.

 


Lajme të ngjashme