Turqia nisi operacionin antiterrorist të koduar “Eren Dimër-16”

Operacioni antiterrorist i koduar “Eren Dimër-16 (Bingöl-Saggöze) Dëshmor Majori Adil Karagoz” u nis në Bingol me 960 efektivë të forcave të sigurisë.

1764217

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme, Operacionet Dimërore Eren, të cilat synojnë eliminimin e plotë të terrorizmit në vend, vazhdojnë me sukses me mbështetjen e popullit.

Në këtë kuadër në Bingol u nis “Operacioni Eren Dimër-16”.

Operacioni, i koordinuar nga Komanda e Xhandarmërisë së Rrethit, përfshin 71 ekipe operative, 960 komando të xhandarmërisë, njësitë speciale të xhandarmërisë (JÖH) dhe njësitë e rojeve të sigurisë.

Qëllimi i operacionit është neutralizimi i terroristëve, të cilët janë stacionuar për dimër me taktikën "Kërko-Shkatërro", për të parandaluar të gjitha përgatitjet, veçanërisht ndërmarrjen e akteve terroriste, dhe për të përforcuar paqen dhe mjedisin e sigurisë në rajon.

Lajme të ngjashme