Marmaris – Shpëtohet 25 emigrantë ilegalë të shtyrë në ujërat territoriale turke nga elementët grekë

Roja bregdetare turke ka shpëtuar në rrethin Marmaris të provincës Mugla 25 emigrantë të parregullt, përfshi këtu gra e fëmijë, të cilët ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga elementët grekë.

1764456
Marmaris – Shpëtohet 25 emigrantë ilegalë të shtyrë në ujërat territoriale turke nga elementët grekë

Skuadrat e Komandës së Grupit të Sigurisë Bregdetare të Egjeut Jugor në Marmaris, të cilat ishin duke patrulluar brigjet e lagjes periferike Taslica, jo shumë afër portit Serçe, u informuan rreth pranisë së disa njerëzve në një gomone që lundronte pa motor në det.

Forcat turke të sigurisë iu afruan varkës, e cila ishte vetëm 150 metra larg kufirit grek, dhe shpëtuan 25 emigrantë të parregullt që u dërguan menjëherë në Komandën e Grupit të Sigurisë Bregdetare të Egjeut Jugor në Marmaris.

Pas procedurave ligjore të nevojshme, 25 emigrantët e parregullt me origjinë siriane dhe birmane, përfshi këtu gra e fëmijë, iu dorëzuan Drejtorisë Rajonale të Menaxhimit të Emigracionit në Mugla.

Në deponimet e tyre, emigrantët e paligjshëm thanë se ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga ushtarët grekë, të cilët u kishin prishur edhe motorin e gomones.



Lajme të ngjashme