Helikopteri turk “ATAK” ndër më të mirët në botë

Helikopteri vendas “ATAK” është renditur ndër më të mirët e klasës së tij falë Sistemit Pod për Bllokimin e Radarëve, i cili sulmon kërcënimet në mënyrë elektronike duke i shmangur ato nga objektivi.

1764355
Helikopteri turk “ATAK” ndër më të mirët në botë

Kjo veçori, e rrallë në helikopterët e prodhimit masiv, sjell përfitime kritike.

Helikopterët “ATAK”, një nga projektet që janë burim krenarie të industrisë turke të mbrojtjes, vazhdojnë të jenë ndër elementët më të rëndësishëm të operacioneve kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit.

Komanda e Forcave Tokësore bëri me dije se gjatë ditëve të kaluara ka marrë në dorëzim helikopterin “T-129B ATAK” të modernizuar në fund të fazës së dytë zhvillimore, e cila e ka ngritur mjetin luftarak në një nivel më të mirë.

Në imazhin e publikuar bashkë me njoftimin në fjalë, vëmendjes nuk i ka shpëtuar Sistemi Pod për Bllokimin e Radarëve që është integruar në helikopterin e sapoprezantuar.

Bllokuesi i radarëve (RF jammer), i zhvilluar nga inxhinierë turq dhe i integruar në “ATAK”, aktivizohet kur një raketë me kokë kërkuese radari lëshohet kundër një helikopteri dhe sulmon elektronikisht kërcënimin që po afrohet, duke u përpjekur ta devijojë e parandalojë atë.

“T-129B ATAK”, i pajisur me një sistem bllokues radari, ka bërë kështu një hap të rëndësishëm drejt shndërrimit në një nga platformat më të avancuara në fushën e tij në botë.



Lajme të ngjashme