Erdogani pas kthimit nga Shqipëria: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, një mundësi jorealiste

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se nuk e sheh realiste mundësinë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

1764530
Erdogani pas kthimit nga Shqipëria: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, një mundësi jorealiste

Kreu i shtetit turk vlerësoi tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas kthimit nga vizita e tij njëditore në Shqipëri.

Duke thënë se nuk e sheh pushtimin rus të Ukrainës si një qasje realiste, Presidenti Erdogan tha se Ukraina nuk është një vend i zakonshëm, por një shtet i fuqishëm.

Ai theksoi se Rusia duhet të rishikojë situatën në të gjithë botën dhe gjendjen e saj përpara se të ndërmarrë hapin e pushtimit.

Pasi bëri me dije se do të bisedojë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili ndodhet në Ukrainë, Erdogani tha se këto çështje duhet të vendosen mbi tavolinë e të diskutohen edhe me Presidentin rus, Vladimir Putin.

“Sepse tashmë këto rajone nuk mund ta pranojnë më luftën. As nuk do të ishte e drejtë. Tani duhet ta fshijmë luftën nga historia e politikës. Këto gjëra nuk do të funksionojnë me logjikën «do të pushtoj e marr territoret e një vendi». Ja, për shembull, çfarë bëri Rusia në Ukrainë? Ajo kapi Krimenë. Dhe për sa i përket Krimesë, unë gjithmonë ia them z. Putin në çdo takim me të se ne jemi kundër pushtimit të Krimesë. Të njëjtat gjëra ua thotë bashkëbiseduesve të saj edhe Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Me fjalë të tjera, politika jonë për këtë çështje është e qartë”, vijoi udhëheqësi turk.

Erdogani komentoi gjithashtu tërheqjen e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga projekti i gazsjellësit “EastMed”, të cilin Greqia po e planifikon në Mesdheun Lindor së bashku me Izraelin dhe administratën grekoqipriote.

“Ky nuk është një projekt që në thelb nuk mund të realizohet”, sqaroi presidenti turk dhe shtoi se SHBA-ja nuk i jep dritë të gjelbër këtij projekti duke llogaritur koston e tij.

“Një projekt i tillë nuk mund të ekzistojë pa Turqinë. Sepse, nëse gazi do të shkojë në Evropë nga këtu, kjo do të ndodhë vetëm përmes Turqisë”, nënvizoi Erdogani mes të tjerash.



Lajme të ngjashme