Erdogan: Me lejen e Allahut, gazi i Detit të Zi do të mbërrijë deri në vitin 2023

Kreu i shtetit turk vlerësoi aktivitetet e kërkimit të gazit natyror në Detin e Zi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas kthimit nga vizita e tij njëditore në Shqipëri.

1764610
Erdogan: Me lejen e Allahut, gazi i Detit të Zi do të mbërrijë deri në vitin 2023
Recep Tayyip Erdoğan_büyük resim.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi të martën se operacionet e përfundimit të paraprodhimit në kërkimet e gazit natyror në Detin e Zi do të kryhen në të gjitha puset brenda vitit 2022.

Kreu i shtetit turk vlerësoi aktivitetet e kërkimit të gazit natyror në Detin e Zi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas kthimit nga vizita e tij njëditore në Shqipëri.

“Tubat që do të përdoren në ndërtimin e gazsjellësit, kanë filluar të mbërrijnë. Është planifikuar që të gjitha tubat të mbërrijnë në port në afërsisht 10 parti të veçanta. Çdo tub është afërsisht 12 metra i gjatë. Procesi i instalimit të tubacionit (të gazsjellësit) në shtratin e detit do të zgjasë gati 5 muaj. Brenda vitit 2022 do të kryhen operacionet e përfundimit të paraprodhimit në të gjitha puset. Me lejen e Allahut, këtë punë do ta përfundojmë deri në vitin 2023”, u shpreh ai.

Ndërsa pyetjes nëse do të ketë ndonjë sihariq të ri, Presidenti Erdogan iu përgjigj me këto fjalë: “Jemi në pritje dhe shpresojmë, me lejen e Allahut, pasi që të gjitha ëndrrat tona, puna e Ministrisë (së Energjetikës dhe Burimeve Natyrore), informacionet që po na japin inxhinierët dhe veçanërisht raportet që vijnë nga anijet tona të kërkimit sizmik, janë gjithnjë në këtë drejtim. Dhe më në fund, kur ta përfundojmë me sukses këtë punë, në dashtë Zoti, ne do të kemi shansin që nga atje t'u japim përgjigjen e nevojshme atyre që pyesin «si është ecuria dhe performanca ekonomike».”



Lajme të ngjashme