Çavusoglu ngushëllon homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe
Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheik Abdullah bin Zayed Al-Nahyan.
1764603

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheik Abdullah bin Zayed Al-Nahyan.
Sipas Ministrisë së Jashtme turke ministri Çavusoglu gjatë bisedës shprehu ngushëllimet për të vrarët dhe të plagosurit në sulmet e djeshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe disa çështje rajonale.
Një sulm me dron në zonën Musaffah të kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe Abu-Dabi dje goditi tre cisterna me karburant dhe vrau 3 persona, ndërsa plagosi 6 të tjerë.