“Turkish Airlines” ul çmimet e biletave drejt Evropës Lindore dhe Ballkanit

Linjat Ajrore Turke (THY) kanë nisur një fushatë që u mundëson qytetarëve të Republikës së Turqisë të udhëtojnë me çmime të favorshme drejt shumë destinacioneve të Evropës Lindore e Ballkanit, përfshi këtu edhe shtete që nuk kërkojnë vizë apo pasaportë.

1763789
“Turkish Airlines” ul çmimet e biletave drejt Evropës Lindore dhe Ballkanit

Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të “Turkish Airlines”, fushata vlen për një numër të kufizuar vendesh dhe për biletat e prera në datat 17-27 janar.

Personat që blejnë bileta në këto data, do të mund të fluturojnë në Ballkan për 109 dollarë drejt Bukureshtit, Konstancës, Shkupit e Prishtinës, për 119 dollarë drejt Sofjes, Varnës, Kluzhit, Zagrebit, Lubjanës, Dubrovnikut e Sarajevës, për 129 drejt Beogradit e Kishinaut dhe për 139 dollarë drejt Podgoricës; në Kaukaz për 129 dollarë drejt Tbilisis, për 119 dollarë drejt Batumit, për 199 dollarë drejt Bakusë dhe për 169 dollarë drejt Ganxhas e Nahçivanit; në Ukrainë me çmime që fillojnë nga 129 dollarë drejt Karkivit, Mikolaivit e Zaporizhias, nga 139 dollarë drejt Odesës e Lvivit dhe nga 159 dollarë drejt Kievit, nga data 24 janar deri më 7 qershor 2022.

Shtetasit turq do të mund të udhëtojnë në qytetet ballkanike të Beogradit, Podgoricës, Prishtinës, Sarajevës dhe Shkupit pa vizë, si dhe në Ukrainë e Moldavi pa pasur nevojë për pasaportë, vetëm me një kartë identiteti.

Çmimet në kuadër të kësaj fushate do të jenë të vlefshme për biletat e blera nga faqja e internetit e THY-së. Ato mund të ndryshojnë në zyrat e biletave dhe agjencitë e udhëtimit.



Lajme të ngjashme