Presidenti Erdogan sot viziton Shqipërinë me ftesë të Kryeministrit Rama

Presidenti Recep Tayyip Erdogan këtë vit vizitën e tij të parë jashtë shtetit do ta bëjë në Shqipëri.

1763534
Presidenti Erdogan sot viziton Shqipërinë me ftesë të Kryeministrit Rama

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka shkuar në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për të zhvilluar takime zyrtare me ftesë të Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Një delegacion, përfshirë Zëvendëspresidentin Fuat Oktay dhe guvernatorin e Stambollit Ali Yerlikaya, e përcollën Presidentin Erdogan nga aeroporti Ataturk i Stambollit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan këtë vit vizitën e tij të parë jashtë shtetit po e realizon në Shqipëri.

Presidenti Erdogan u prit me një ceremoni nga Kryeministri i Shqipërisë, Rama, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza.

Pas interpretimit të himneve kombëtare të dy vendeve, Erdogan dhe Rama përshëndetën togën e nderit dhe i paraqitën delegacionet njëri-tjetrit.

Më pas, Erdogan dhe Rama u kaluan në qytetin e Laçit për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara nga Turqia për familjet që humbën shtëpitë e tyre në fatkeqësinë e tërmetit që goditi Shqipërinë në vitin 2019.

Gjatë takimit do të shqyrtohenë të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri në nivelin e partneritetit strategjik dhe do të diskutojnë hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në bisedime do të diskutohen edhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Me rastin e vizitës do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara nga Turqia në Laç për familjet që humbën banesat e tyre nga fatkeqësia e tërmetit në Shqipëri në vitin 2019.

Presidenti Erdogan do të përurojë Xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë, të restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

 


Lajme të ngjashme