Erdogan: Me përurimin e shtëpive të ndërtuara pas tërmetit kurorëzuam miqësinë Turqi-Shqipëri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan thotë se kanë kurorëzuar miqësinë Turqi-Shqipëri me hapjen e shtëpive të ndërtuara nga Turqia pas tërmetit.

1763928
Erdogan: Me përurimin e shtëpive të ndërtuara pas tërmetit kurorëzuam miqësinë Turqi-Shqipëri
Cumhurbaşkanı Erdoğan Arnavutluk'ta 04.jpg
erdogan-edi rama arnavutluk konut.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan thotë se kanë kurorëzuar miqësinë Turqi-Shqipëri me hapjen e shtëpive të ndërtuara nga Turqia pas tërmetit.

Presidenti Erdogan, i cili udhëtoi për në Tiranë për bisedime zyrtare me ftesë të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në Laç për familjet që humbën shtëpitë e tyre në fatkeqësinë e tërmetit të vitit 2019.

Erdogan kujtoi se sapo dëgjuan lajmin e tërmetit, vepruan menjëherë për shërimin e plagëve të popullit të rajonit dhe se dërguan në Shqipëri të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore dhe se po ndiqnin nga afër punën e kryer në kontakte të vazhdueshme me Kryeministrin Rama.

Erdogan tha se komuniteti ndërkombëtar, në veçanti, ka bërë personalisht përpjekje për të shtrirë dorën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) drejt Shqipërisë.

"Fakti që Turqia ishte vendi i parë që ndihmoi rajonin pas tërmetit është prova më e madhe e solidaritetit tonë të fortë," tha ai.

Presidenti Erdogan deklaroi se kanë dorëzuar shtëpitë, të cilat kushtojnë rreth 42 milionë euro, duke përfshirë gjithsej 522 shtëpi të ndërtuara nga Drejtoria e Administratës të Banesave Publike (TOKI).

"Miqësinë Turqi-Shqipëri e kurorëzojmë me hapjen e shtëpive të ndërtuara pas tërmetit. Kërkoj mëshirën e Zotit për vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën në tërmet, ndërsa shprehë dhe ngushëllime dhe durim të afërmve të tyre. Uroj që Zoti të mos sjellë më kurrë dhimbje të tilla. Ne nuk mundemi t’i kthejmë të vdekurit, por na takon të ndërmarrim hapa për të bërë jetën më të lehtë për të tjerët. Me shtëpitë që kemi ndërtuar, ne sigurojmë që 522 familje në këtë rajon të kalojnë jetën e tyre në paqe dhe siguri", deklaroi Erdogan.

“Spitali rajonal, të cilin e përfunduam në 68 ditë në prill, është një nga shembujt e këtij solidariteti të bukur”, tha ai, duke shtuar se spitali ku ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes përmes videokonferencës u emërua Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri.

 


Lajme të ngjashme