Presidenti Erdogan do të shkojë nesër në Shqipëri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të shkojë nesër në Shqipëri me ftesë të kryeministrit, Edi Rama.

1763284
Presidenti Erdogan do të shkojë nesër në Shqipëri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të shkojë nesër në Shqipëri me ftesë të kryeministrit, Edi Rama.

Gjatë takimeve që do të zhvillohen në kuadër të vizitës, do të shqyrtohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në nivelin e partneritetit strategjik dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Me rastin e vizitës do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit për familjet që humbën banesat e tyre nga fatkeqësia e tërmetit në Shqipëri në vitin 2019.

Presidenti Erdogan do të përurojë në Tiranë xhaminë e Ethem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA), si dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

 

 


Lajme të ngjashme