Erdogan mori pjesë në ceremoninë e vënies në shërbim të anijes turke të inteligjencës “TCG Ufuk”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se falë blerjeve të industrisë së mbrojtjes që ka bërë Turqia, ajo është bërë një vend që vendos vetë dhe prish lojërat e keqdashëse që luhen në rajonin e saj.

1762907
Erdogan mori pjesë në ceremoninë e vënies në shërbim të anijes turke të inteligjencës “TCG Ufuk”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se falë blerjeve të industrisë së mbrojtjes që ka bërë Turqia, ajo është bërë një vend që vendos vetë dhe prish lojërat e keqdashëse që luhen në rajonin e saj.

Duke marrë pjesë në ceremoninë e vënies në punë të anijes testuese dhe stërvitore “TCG Ufuk” në kantierin detar të Stambollit, Erdogan mbajti këtu një fjalim.

“Besoj se e kemi nisur mbarë vitin 2022 duke përjetuar njëra pas tjetrës zhvillimet e rëndësishme në projektet kritike të industrisë sonë të mbrojtjes”, tha Erdogan dhe shtoi: “Falë blerjeve të industrisë së mbrojtjes që ka bërë, Turqia është bërë një vend që vendos lojëra në rajonin e saj dhe prish lojërat e pista që luhen. Me përparimet që kemi bërë, ne jemi bërë një vend, që i dëgjohet fjala në rajonin e tij. Sytë tanë janë në hapësirë. Në fushën e hapësirës, ​​ne vazhdojmë të punojmë në zhvillimin e sistemeve të lëshimit dhe sistemeve satelitore.”

Duke nënvizuar se mbrojtja e nevojshme e Turqisë mund të bëhet e mundur vetëm përmes mbrojtjes më të mirë të mundshme të “Atdheut të Kaltër” (deteve), Presidenti tha: “Kemi realizuar shumë projekte që do ta bëjnë flotën tonë më të fortë. Anija e parë e inteligjencës e vendit tonë, “Ufuk”, u ndërtua me aftësi inxhinierike kombëtare. Vendi ynë aktualisht është ndër 10 vendet në botë që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë në nivel kombëtar një anije luftarake. Në kantieret e vendit tonë, përveç nevojave tona, janë prodhuar edhe anije dhe varka për të gjithë botën. Deri më tani, ne kemi eksportuar 180 platforma në det të hapur në 25 vende.”

 


Lajme të ngjashme