Akar: Pas sulmit në Akçakale janë neutralizuar 44 terroristë
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se në "operacionet ndëshkuese" të nisura pas sulmit terrorist në vijën kufitare në Akçakale të Sanliurfas, u neutralizuan 44 terroristë.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se në "operacionet ndëshkuese" të nisura pas sulmit terrorist në vijën kufitare në Akçakale të Sanliurfas, u neutralizuan 44 terroristë.
Akar dha informacione në kryeqytetin Ankara për operacionet e nisura pas sulmit terrorist në vijën kufitare Akçakale.
Duke rikujtuar se 3 ushtarë heronj turq ranë dëshmorë në sulmin tradhtar me eksploziv të artizanal të terroristëve, Akar tha: “Pas sulmit të pabesë filluam operacionet ndëshkimore kundër caqeve të përcaktuara. Si rezultat i operacioneve ndëshkimore, deri në situatën e fundit, janë neutralizuar 44 terroristë nga ana e ushtarëve tanë heronj. Nuk e lamë dhe nuk do ta lëmë gjakun e dëshmorëve tanë pa e hakmarrë.”
“Ne presim që bashkëbiseduesit tanë në Siri të përmbushin përgjegjësitë e tyre sipas marrëveshjeve. Mund të themi se sulmet që vijnë nga përtej kufijve tanë, të cilat ne i konsiderojmë të planifikuara, i shtyjnë kufijtë e tolerancës dhe madje i tejkalojnë kufijtë tanë të tolerancës”, tha Akar dhe shtoi:” Askush nuk duhet të ketë dyshim se çdo sulmi të bërë do t’i kundërpërgjigjemi dyfish.”