Turqia është ndër 5 vendet e para që regjistrojnë më së shumti vlera kulturore në UNESCO

Turqia është ndër 5 vendet e para që regjistrojnë më shumë vlera kulturore me 21 vepra të regjistruara në Listat e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

1761300

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy foli në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Trashëgimisë së Ardhshme të Përfaqësuesve të Thesareve të Gjalla Njerëzore të mbajtur (dje) në kryeqytetin Ankara.

Ersoy deklaroi se kjo tokë, e cila ka qenë shtëpi e shumë qytetërimeve për mijëra vjet, ka arritur të jetë gjithmonë një hap përpara me vlerat e saj historike dhe kulturore.

Ministri theksoi se Turqia si rezultat i studimeve të kryera është kthyer në një nga vendet shembullore në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

“Me 21 vepra që kemi regjistruar në Listat e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, kemi zënë vendin tonë në mesin e 5 vendeve të para që regjistrojnë vlerat më të mëdha kulturore”.

“Përveç kësaj, “Kultura e çajit: Simbol i identitetit, mikpritjes dhe ndërveprimit social”, “Prodhimi dhe thurja tradicionale e mëndafshit dhe krimbat e mëndafshit”, “Tradita e të treguarit të shakave të Nasredin Hoxhës” dhe “Përpunimi i gurit të Ahlatit”, e cila u prezantua në nivel kombëtar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s në mars 2021, do të vlerësohet nga UNESCO në 2022.

Lajme të ngjashme