Turqia dënon sulmin në Somali

Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Somalisë në luftën e saj kundër terrorizmit,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

1761721
Turqia dënon sulmin në Somali

Turqia ka dënuar sulmin terrorist në Somali.

Me keqardhje kemi marrë lajmin se të paktën 8 persona humbën jetën dhe shumë u plagosën në një shpërthim bombë që ndodhi sot (12 janar) në lagjen Waberi të Mogadishos në Somali, thuhet në deklaratën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit mik e vëlla dhe qeverisë së Somalisë. Urojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Somalisë në luftën e saj kundër terrorizmit, përfundon komunikata.  



Lajme të ngjashme