Erdogan: Turqia e madhe do të ndërtohet me mbështetjen dhe entuziazmin e thesarit unik njerëzor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se një Turqi e madhe dhe e fuqishme do të ndërtohet me mbështetjen dhe entuziazmin e thesarit unik njerëzor.

1761208

Erdogan foli në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Trashëgimisë së Ardhshme të Përfaqësuesve të Thesareve të Gjalla Njerëzore të mbajtur dje në Qendrën Kombëtare Kulturore dhe të Kongreseve në Bestepe në kryeqytetin Ankara.

Duke kujtuar se Turqia u bë palë në Konventën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vitin 2006, Erdogan tha se pas përgatitjeve, ajo u radhit ndër vendet që regjistruan vlerën më të madhe kulturore në këtë listë që nga viti 2008.

Pasi kujtoi se numri i vlerave në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Turqisë është rritur në 21, Presidenti Erdogan vuri në dukje rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në arritjet.

“Në periudhën e ardhshme do të sigurojmë që talentët e mjeshtërve dhe artistëve tanë, që janë produkt i akumulimeve shekullore, të mbahen gjallë”, bëri të ditur Presidenti Erdogan.

Lajme të ngjashme