Çavusoglu zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij të Etiopisë, Katarit dhe Angolës
Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij të Etiopisë, Katarit dhe Angolës me të cilët diskutori zhvillimet e fundit në rajon.

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Etiopisë Soe Mekonnen.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Lufta civile shpërtheu në Etiopi kur Fronti Rebel i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) nisi një rebelim kundër qeverisë qendrore në fund të vitit 2020.
Qindra mijëra njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe mijëra u vranë nga luftimet midis ushtrisë dhe rebelëve.
Ndërsa rebelët iu afruan kryeqytetit Addis-Abeba, Fronti Rebel i Çlirimit të Popullit Tigray u detyrua të tërhiqej me operacionet ajrore të nisura nga ushtria etiopiane në dhjetor 2021.
Çavusoglu gjithashtu foli veçmas me telefon me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheik Mohammed bin Abdurrahman Al-Thani dhe ministrin e Jashtëm të Angolës, Tete Antonio.
Në lidhje me këto biseda nuk u dha asnjë informacion.