Çavusoglu dhe Lavrov diskutuan për NATO-n, Kazakistanin dhe Kaukazin
Një bisedë telefonike është zhvilluar mes shefave të diplomacisë së Turqisë dhe Federatës së Rusisë.
1758372

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Kështu bëri të ditur të enjten, më 6 janar, Ministria e Jashtme turke.
Ministrat diskutuan gjendjen dhe perspektivat e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës, përgatitjet për takimin e Këshillit NATO-Rusi. Ata shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në Kazakistan, Bosnje-Hercegovinë dhe Kaukaz.
Për situatën e fundit në Kazakistan më herët Çavushollu kishte diskutuar në një bisedë telefonike që kishte pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov.