Erdogan: Rritja e eksporteve tregon se jemi në rrugën e duhur
Presidenti Erdoan deklaroi se Turqia e mbylli vitin 2021 në eksport me një shifër prej mbi 225 miliardë dollarë, gjë që tregon se ajo është në rrugën e duhur.


Presidenti dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) foli në Takimin e Zgjeruar të Kryetarëve të Rretheve, organizuar në selinë e partisë.
Duke iu referuar rritjes rekord të eksporteve në vitin 2021 në fjalën e tij, lideri turk tha:
“Mbyllja e vitit 2021 me një shifër prej më shumë se 225 miliardë dollarësh në eksporte është pikërisht gjëja që tregon se ne jemi në rrugën e duhur”.
Me këtë sukses, Turqia u tregoi të gjithë të shtypurve dhe viktimizuarve se mund t’i arrijnë të drejtat dhe liritë e tyre në standardet më të larta me vullnetin dhe përpjekjet e tyre dhe se mund t’i finalizojnë përpjekjet e tyre për zhvillim”,- u shpreh Erdoan.
Duke theksuar se tani kanë hyrë në një fazë përparimi shumë më të madh, udhëheqësi turk tha:
“Tani po ndërmarrim hapa për ta bërë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”.
Duke theksuar se në programin e ri të ekonomisë që shpallën i dhanë prioritet punësimit, Erdoan nënvizoi:
“Këtë mirëkuptim ne e kemi marrë në konsideratë dhe zbatuar në çdo çështje, duke filluar nga rritja e pagës minimale e deri tek rritja e pagave për nëpunësit civilë dhe pensionet. Shpresoj që të kemi lënë prapa pjesën më të vështirë. Tani e tutje, është koha për të korrur shpërblimet e përpjekjeve tona dhe për t'i treguar kombit tonë se po u afrohemi hap pas hapi objektivave tona."