Ministri Akar pritet me ceremoni ushtarake në Bosnjë-Hercegovinë
Pas kontakteve në Bosnjë-Hercegovinë ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar do të kalojë në Kosovë.



Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, i cili dje udhëtoi në Bosnjë-Hercegovinë për një vizitë zyrtare, filloi me kontaktet e tij.
Në kryeqytetin Sarajevë, ministri Akar vizitoi fillimisht Varrezat e Martirëve në Kovaçi, i cili përfshin varrin e presidentit të parë të Bosnje-Hercegovinës, Alija Izetbegoviq.
Akar vendosi një kurorë në Monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe varrin e Alija Izetbegoviqit.
Ministri më pas kaloi në Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës.
Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes Safet Podzic (Poxhiq) me një ceremoni ushtarake dhe e përshëndeti togën e nderit.
Të dy ministrat fillimisht zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan bisedimet ndërmjet delegacioneve.
Akar do të pranojë gjithashtu shefin e shtabit të Ushtrisë së BeH gjenerallejtnant Senad Masoviq.
Pas pritjes në takim nga anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës minsitri Akar do të vizitojë Delegacionin Përfaqësues Turk në Zenicë. Më pas Akar do të kalojë në Kosovë, ku do të pritet në një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ministri Akar, i cili do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, do të pritet në takim edhe nga Presidentja Vjosa Osmani.
Ministri më pas do të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me stafin e Delegacionit Përfaqësues të Turqisë në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë.