Soylu bisedon me Bilotaite dhe Pavlov

Ministri i Punëve të Brendshëm, Suleyman Soylu priti Komandantin e Përgjithshëm të Karabinierëve të Republikës së Moldavisë, kolonel Stefan Pavlov dhe delegacionin që e shoqëronte.

1750161
Soylu bisedon me Bilotaite dhe Pavlov

Ministri i Punëve të Brendshëm, Suleyman Soylu priti Komandantin e Përgjithshëm të Karabinierëve të Republikës së Moldavisë, kolonel Stefan Pavlov dhe delegacionin që e shoqëronte.

Pritja në Qendrën e Koordinimit të Sigurisë dhe Emergjencave (GAMER) në kryeqytetin Ankara, pas disa pozave të marra nga gazetarët, u zhvillua pa praninë e medias.

I pranishëm në pritje ishte edhe Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë së Turqisë, Arif Çetin.

Suleyman Soylu bisedoi gjithashtu edhe me Ministren e Brendshme të Lituanisë, Agne Bilotaite përmes videokonferencës.

Gjatë bisedës u diskutua bashkëpunimi ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme të dy vendeve, i cili filloi në muajin korrik dhe kishte për qëllim zgjidhjen e problemit të emigracionit të parregullt në kufirin e Bjellorusisë dhe Lituanisë, masat e sigurisë në aeroporte, aktivitete trajnimi për policinë lituaneze dhe rojet kufitare si dhe u diskutuan edhe çështje të tjera të sigurisë.

 



Lajme të ngjashme