Nesër mbahet takimi i parë për paqen e qëndrueshme në Kaukazin Jugor

Takimi i parë i platformës së bashkëpunimit rajonal për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kaukazin e Jugut do të mbahet në nivelin e zëvendësministrave të jashtëm më 10 dhjetor në Moskë.

1745134

Turqia në këtë takim do të përfaqësohet me një delegacion të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ambasadori Sedat Ënal (Sedat Önal).

“Takimi i parë i platformës së bashkëpunimit rajonal në formatin ‘3+3’ i propozuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të garantuar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kaukazin e Jugut, do të mbahet më 10 dhjetor 2021 në Moskë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë bërë përmes llogarisë në median sociale.

Në takim do të marrin pjesë zëvendësministrat e jashtëm të Turqisë, Azerbajxhanit, Armenisë, Rusisë dhe Iranit.

Turqia do të përfaqësohet në takim me një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i Jashtëm Sedat Ënal.

Lajme të ngjashme