Sinjal nga Erdogani për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Në një takim që pati me gazetarët pas vizitës dyditore në Katar Presidenti Erdoan dha sinjale në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.

1744751
Sinjal nga Erdogani për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Pasi i rikujtuan nënshkrimin e një sërë marrëveshjes të rëndësishme mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë vizitës së princit të Kurorës së Abud-Dabit gazetarët e pyetën Erdoanin se a ishte i mundur fillimi i një procesi të ngjashëm me Izraelin dhe Egjiptin.

Duke shpjeguar se ata kishin marrë një propozim (nga Abu-Dabi) dhe e kishin pranuar me kënaqësi një kërkesë të tillë për të bashkëpunuar me administratën e Abu-Dabit, udhëheqësi turk tha bisedimet i kishin kryer në mënyrë graduale përmes Inteligjencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Përse të mos ndodhë një proces i tillë edhe me Izraelin? Pasi ne po punojmë për sovranitetin e paqes në një botë paqësore, dhe e konsiderojmë këtë të përshtatshme, të dobishme për paqen e rajonit. Unë kam pasur bisedime me Izraelin në të kaluarën. Por në këtë pikë, Izraeli duhet të jetë më i ndjeshëm në lidhje me politikën e tij palestineze në rajon. Duhet të jetë i ndjeshëm për Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa. Sapo ta shohim qasjen e ndjeshme këtu, ne do të bëjmë më të mirën dhe do të ndërmarrim hapat tanë",- tha Erdoan.

I pyetur për mundësinë e riemërimit të ndërsjellë të ambasadorëve udhëheqësi turk tha:

“Të gjitha këto janë gjëra që mund të bëhen. Pala izraelite e di tashmë se cilat janë ndjeshmëritë tona këtu. Edhe ne i dimë gjithashtu ndjeshmëritë e Izraelit. Prandaj, ne e zgjidhim problemin bazuar në këto ndjeshmëri”.



Lajme të ngjashme