Turqi - Neutralizohet një i ashtuquajtur përgjegjës i lartë i PKK-së

Bëhet e ditur se është neutralizuar Ferhat Tunç, me pseudonimin Rubar, i ashtuquajturi përgjegjës i organizatës separatiste terroriste PKK për provincën Gap-Riha.

1743884

Forcat e sigurisë kryen një operacion pasi morën informata se një terrorist fshihej në fshatin Hacilar të Sanliurfa.

Terroristi, i cili iu përgjigj me zjarr thirrjeve të forcave të sigurisë për t'u dorëzuar, u kap i vdekur në operacion.

Terroristi i neutralizuar u identifikua si Ferhat Tunç, me pseudonimin Rubar, i ishte i ashtuquajturi përgjegjës i PKK-së për provincën Gap-Riha.

Së bashku me anëtarin e neutralizuar të organizatës u sekuestruan edhe 1 pistoletë, 2 granata, 1 syze termike dhe dokumente të organizatës.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu ka përgëzuar në llogarinë e tij në Twitter forcat e sigurisë që kryen operacionin.

Lajme të ngjashme