Firmosen 15 marrëveshje bashkëpunimi Turqi-Katar

Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit Erdoan në Katar mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

1744200
Firmosen 15 marrëveshje bashkëpunimi Turqi-Katar

Në ceremoninë, ku morën pjesë Emir Sheikh Tamim bin Hamed Al-Thani dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare dyditore, u nënshkruan 15 marrëveshje mes dy vendeve.

Emiri i Katarit, Al-Thani e priti Presidentin Erdoan me një ceremoni në kryeqytetin Doha në mëngjes. Pastaj të dy liderët patën një takim kokë më kokë.

Pas takimit mes dy vendeve u firmosën gjithsej 15 marrëveshje bashkëpunimi, nga të cilat 12 në prani të Erdoanit dhe Al-Thanit.



Lajme të ngjashme