Zëdhënësi i AK Partisë Omer Çelik reagoi ashpër kundër sulmit ndaj Xhamisë së Madhe në Larnaka

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Çelik tha se dënojnë ashpër sulmin ndaj Xhamisë së Madhe në Larnaka në pjesën greke të Qipros.

1743592

Çelik ka reaguar për sulmin ndaj xhamisë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Duke vënë në dukje se qeveria greke nuk ka marrë masat e duhura kundër këtyre sulmeve, të cilat janë tregues të armiqësisë ndaj islamit dhe turqve, Çelik tha: "Qeveria greke nuk kreu një hetim efektiv kur një veprim i ngjashëm provokues u krye vitin e kaluar. Si rezultat i kësaj, ndodhi një incident i ngjashëm i shëmtuar. Ata që promovojnë armiqësinë ndaj islamit dhe turqve janë përgjegjës për këto sulme. Ne i bëjmë thirrje administratës greko-qipriote të marrë masa urgjente për të parandaluar përsëritjen e këtyre akteve të neveritshme. Qeveria greke duhet të kapë autorët e këtij sulmi të egër dhe t'i mbajë ata përgjegjës përpara ligjit sa më shpejt të jetë e mundur."

Lajme të ngjashme