Kreu i shtetit turk sot viziton Katarin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Katar.

1743372
Kreu i shtetit turk sot viziton Katarin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po përpiqet të përmirësojë bashkëpunimin me Katarin si dhe me vendet e tjera të Gjirit.

 

Marrëdhëniet Turqi-Katar janë forcuar dita-ditës me miqësinë dhe perspektivën e tyre strategjike dhe është bërë një distancë e mirë vitet e fundit, tha Presidenti Erdogan në një konferencë për shtyp në aeroportin Ataturk në Stamboll përpara nisjes së tij për në Katar.

Duke theksuar se Turqia dhe Katari janë dy shtete që mbajnë qëndrimet e tyre të forta, Erdogan tha se ata e forcuan partneritetin me Katarin mbi bazën "win-win", nga ekonomia te mbrojtja, tregtia te investimet.

Erdogan tha se ata po përpiqen të përmirësojnë bashkëpunimin me Katarin si dhe me vendet e tjera të Gjirit.

"Ne mirëpresim përpjekjet diplomatike për të rihapur dyert e dialogut dhe për të zgjidhur keqkuptimet në rajonin e Gjirit. Si Turqi, ne jemi në favor të vazhdimit të unitetit, solidaritetit dhe marrëdhënieve të ardhshme me të gjitha vendet e Gjirit me forcë shumë më të fortë."

Presidenti Erdogan u nis për në Katar pas konferencës për shtyp.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Katar.

Presidenti Erdogan do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Emiri i Katarit Sheiku Taamim Bin Hamad Al-Thani në kryeqytetin Doha.

Pas ceremonisë të dy liderët do të kenë një takim kokë më kokë, ku do të vlerësohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Katar; do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale, veçanërisht për Afganistanin, Sirinë dhe Libinë.

Gjatë vizitës së Presidentit Erdoan në Katar do të ndërmerren hapa për rritjen e bashkëpunimit aktual.

Në këtë kuadër do të mbahet edhe takimi i shtatë i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Në takimin e shtatë, i cili do të kryesohet nga Erdogan dhe Al-Thani, do të nënshkruhen disa marrëveshje.

Takimi i parë i këtij komiteti është mbajtur në vitin 2015 dhe që atëherë mes dy vendeve janë firmosur 62 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, duke nisur që nga tregtia e energjia e deri në mbrojtje e industri.

Si rezultat i takimeve të para të komitetit mes dy vendeve në vitin 2015, u nënshkruan 62 marrëveshje në fusha të ndryshme nga tregtia në energji, mbrojtje e industri.

Në mbledhjen e 7-të, e cila do të drejtohet nga Erdogan dhe Al-Thani, do të nënshkruhen edhe marrëveshje të ndryshme.



Lajme të ngjashme