Erdogan: Liria politike dhe liria ekonomike janë si dy anë të medaljes

"Ne do ta zgjerojmë prosperitetin me programin tonë të ri të fokusuar në investime, punësim, prodhim, eksport dhe rritje",- tha Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

1743454
Erdogan: Liria politike dhe liria ekonomike janë si dy anë të medaljes

"Ne do ta zgjerojmë prosperitetin me programin tonë të ri të fokusuar në investime, punësim, prodhim, eksport dhe rritje," tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin që mbajti në provincën Siirt.

Gjatë vizitës në Siirt, Presidenti Erdoan mori pjesë në aktivitetin "Fjalimet e demokracisë”.

Ai tha se liria politike dhe liria ekonomike janë si dy anë të medaljes dhe njëra do të ishte e pakuptimtë pa tjetrën.

“Ashtu siç u kemi dhënë të gjithë qytetarëve të drejtat dhe liritë më të gjera në vendin tonë, shpresoj që me programin tonë të ri të përqendruar në investime, punë, prodhim, eksport dhe rritje, ne do ta zgjerojmë edhe më shumë mirëqenien. Sot po flasim për demokracinë, shpresoj që nesër të shpjegojmë se si e kemi përmirësuar mirëqenien e popullit tonë”, përfundoi ai.



Lajme të ngjashme