“Bashkëpunimi i Turqisë dhe Katarit në fusha të ndryshme është i thellë”

"Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i japë këto ndihma humanitare popullit afgan, pavarësisht nga motivet politike", deklaroi shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu.

1743616
“Bashkëpunimi i Turqisë dhe Katarit në fusha të ndryshme është i thellë”

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu nënvizoi se njerëzit në Afganistan kanë nevojë për ndihmë humanitare.

 

"Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i japë këto ndihma humanitare popullit afgan, pavarësisht nga motivet politike. Ndjeshmëria e Katarit dhe Turqisë duhet të jenë shembullore në këtë drejtim," tha ai.

Çavusoglu dhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed Bin Abdurrahman Al-Thani mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Doha të Katarit, si pjesë e një takimi përgatitor në nivel të ministrave të Jashtëm të Takimit të 7-të të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Ai theksoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Katarit në fusha të tilla si mbrojtja, ekonomia, arsimi, kultura dhe shëndetësia është thelluar.

"Ne pajtohemi me mikun dhe vëllain Katarin për çështjet rajonale dhe jemi një vend i konsensusit. Ne i dimë shumë mirë kushtet në Afganistan. Katari e di më mirë se kushdo. Ne e dimë më së miri se sa fort po punon Katari për të arritur paqen dhe një marrëveshje, veçanërisht në Afganistan”, tha ai.

Çavusoglu theksoi se në rrethanat aktuale, populli afgan ka nevojë për ndihmë serioze humanitare.

"Komuniteti ndërkombëtar duhet t'i japë këto ndihma humanitare popullit afgan, pavarësisht nga arsyet politike. Ndjeshmëria e Katarit dhe Turqisë duhet të jenë shembullore. Ne do ta diskutojmë këtë dy javë më vonë  gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) në Islamabad (kryeqytetin e Pakistanit)”, deklaroi shefi i diplomacisë turke.

Çavusoglu nënvizoi bashkëpunimin e Katarit dhe Turqisë në Afganistan, duke vënë në dukje se Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit po shpërndajnë në mënyrë aktive ndihma për popullin afgan në terren dhe po punojnë në koordinim me institucionet e tjera të të dy vendeve për të ofruar ndihmë shtesë humanitare.

Ndërkaq Al-Thani nga ana e tij tha se Turqia me diversitetin e saj ka një ekonomi të fortë dhe se ata i besojnë ekonomisë turke.

"Ekonomia turke është ndërtuar mbi baza të forta. Kjo i lejon ekonomisë të kapërcejë situatën e saj aktuale. Katari ka investime të mëdha në Turqi dhe këto investime janë të frytshme", tha ai.



Lajme të ngjashme