Akar takon ministrin kataras të Mbrojtjes, bashkëbiseduesit diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar u takua me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Katarit Khalid Bin Mohammed Al-Atiyye.

1743350

Akar zhvilloi bisedime në kryeqytetin Doha të Katarit, ku ndodhet si pjesë e përgatitjeve për një vizitë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë takimit Akar-Atiyye, ku u diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes, u shpreh vullneti për të rritur bashkëpunimin dypalësh të trajnimit ushtarak.

Hulusi Akar vizitoi edhe ushtarët turq që ndodhen në Katar.

Ministri Akar në fjalën e mbajtur gjatë vizitës, tha se ata ndjekin nga afër punën e suksesshme të ushtarëve turq, ndërsa shtoi: "Ne jemi të lumtur dhe krenarë për arritjet tuaja. Besojmë se këto aktivitete do të vazhdojnë me të njëjtin seriozitet, sinqeritet dhe sukses në periudhën e ardhshme."

Duke theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta në Katar dhe Turqi për të punuar së bashku, Akar tha: “Puna jonë këtu me Katarin nuk është kundër vendeve të treta, por për të mbrojtur vendet, kombet, të drejtat tona dhe për të çuar në nivelin më të lartë fuqinë tonë parandaluese.”

Lajme të ngjashme