Vazhdon operacioni “Eren Dimër”, neutralizohen 9 terroristë

Në kuadër të operacionit “Eren Dimër-6” [Eren Kış-6] janë neutralizuar gjithsej 9 terroristë pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK, 3 prej tyre të shpallur në kërkim në kategorinë me ngjyrë portokalli dhe 2 në kategorinë gri.

1743046
Vazhdon operacioni “Eren Dimër”, neutralizohen 9 terroristë

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, në kuadër të operacionit “Eren Dimër-6” që zhvillohet në malet e Koraleve [Eren Kış-6 (Mercan Dağlar)] forcat e sigurisë bllokuan terroristët në shpellën në zonën rurale të rrethit Ovacik të Tunceli-së.

Gjatë operacionit u neutralizuan edhe gjashtë terroristë të tjerë. Kështu, numri i terroristëve të neutralizuar, 1 prej të cilëve u vetëdorëzua, u rrit në 9. Është verifikuar se 3 nga terroristët e neutralizuar bënin pjesë në kategorisë portokalli dhe 2 në kategorinë gri të Ministrisë së Brendshme për personat e shpallur në kërkim.



Lajme të ngjashme