Presidenti Erdogan viziton Katarin të hënën

Pas një pauze njëvjeçare Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të udhëtojë të hënën në Katar për një vizitë zyrtare.

1743158
Presidenti Erdogan viziton Katarin të hënën

Pas një pauze njëvjeçare Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të udhëtojë të hënën në Katar për një vizitë zyrtare.

Në kryeqytetin Doha Presidenti Erdoan do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al-Thani.

Pas ceremonisë të dy liderët do të kenë një takim kokë më kokë, ku do të vlerësohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Katar; do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale, veçanërisht për Afganistanin, Sirinë dhe Libinë.

Gjatë vizitës së Presidentit Erdoan në Katar do të ndërmerren hapa për rritjen e bashkëpunimit aktual.

Në këtë kuadër do të mbahet edhe takimi i shtatë i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Në takimin e shtatë, i cili do të kryesohet nga Erdogan dhe Al-Thani, do të nënshkruhen disa marrëveshje.

Takimi i parë i këtij komiteti është mbajtur në vitin 2015 dhe që atëherë mes dy vendeve janë firmosur 62 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, duke nisur që nga tregtia e energjia e deri në mbrojtje e industri.



Lajme të ngjashme