Ushtarët turq neutralizojnë 5 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë
Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 5 anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK/YPG, të cilët tentuan të kryenin sulme në zonën operative “Burimi i Paqes” në Siri.
1742940

Përmes një deklarate nga llogaritë e saj në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije se komandot heroike vazhdojnë t'u japin goditje të rënda terroristëve në veri të Sirisë.
“Trupat tona heroike neutralizuan edhe 5 terroristë të tjerë të PKK/YPG-së duke iu kundërpërgjigjur shumëfish terroristëve që u përpoqën të infiltrohen dhe ndërmarrin sulme në zonën operative «Burimi i Paqes»”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.