Komisioni i Përbashkët Ushtarak 5+5 i Libisë shtjellon “Planin e Veprimit” në Ankara

Me kërkesë të Komisionit të Përbashkët Ushtarak (JMC) 5+5 të Libisë, në kryeqytetin Ankara të Turqisë u mbajt një takim ndërmjet delegacioneve.

1742870
Komisioni i Përbashkët Ushtarak 5+5 i Libisë shtjellon “Planin e Veprimit” në Ankara

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një deklarate me shkrim, gjatë takimit të mbajtur me ndërmjetësimin e Misionit Mbështetës të Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL) u dhanë informacione për “Planin e Veprimit” të shpallur nga JMC 5+5 më 8 tetor 2021 në Gjenevë, si dhe u diskutuan hapat që mund të ndërmerren për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Libisë.

“Gjithashtu në takim u nënvizuan lidhjet historike dhe miqësia e ngushtë mes Turqisë dhe Libisë, si dhe u vu theksi mbi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për të kontribuuar në formimin e një Libie që ka arritur të sigurojë integritetin territorial e unitetin kombëtar të saj dhe që jeton në paqe, qetësi e stabilitet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.



Lajme të ngjashme