Ibrahim Kalin: Komuniteti ndërkombëtar ka mbetur në klasë lidhur me krizën e emigrantëve

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, deklaroi se komuniteti ndërkombëtar ka mbetur në klasë lidhur me krizën e emigrantëve të parregullt.

1742910
Ibrahim Kalin: Komuniteti ndërkombëtar ka mbetur në klasë lidhur me krizën e emigrantëve
İbrahim Kalın MED ISPI.jpg

Ky vlerësim i Ibrahim Kalin erdhi gjatë fjalës së tij në panelin me temë "Bilanci i Fuqive dhe Ardhmëria e Pranisë Amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut" në kuadër të Forumit 7. të Dialogut Mesdhetar (MED), organizuar në Romë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) me seli në Milano.

Pasi u rikujtoi të pranishmëve se Turqia po strehon 4 milionë qytetarë sirianë, Kalin theksoi nevojën e rishqyrtimit të marrëveshjes së nënshkruar me Bashkimin Evropian për emigracionin.

Ai kritikoi politikat e vendeve perëndimore duke tërhequr vëmendjen mbi faktin se emigrantët e parregullt konsiderohen vetëm si të dhëna numerike.

Ibrahim Kalin u ndal gjithashtu mbi ndihmën prej 6 miliardë eurosh të akorduar Turqisë nga Bashkimi Evropian për problemin e emigrantëve.

“Kjo nuk është asgjë nëse marrim parasysh përmasat e problemit”, tha zëdhënësi presidencial turk dhe potencoi se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në krizën e emigrantëve të parregullt.

Ndërsa në një dalje publike pas panelit, Kalin foli në lidhje me politikën aktive të Turqisë në Mesdheun Lindor.

Duke vënë në pah se Presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndjek një diplomaci intensive për marrëdhënie të mira me vendet mesdhetare, Ibrahim Kalin risolli në kujtesë se mbi një vit më parë, kreu i shtetit turk u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera për të mbajtur një Konferencë për Mesdheun Lindor.

Zëdhënësi Kalin theksoi se Turqia mbështet unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë e Libisë.



Lajme të ngjashme