Forcat turke të sigurisë nisin Operacionin “Eren Dimër-11” në Mus dhe Diyarbakir

Në provincat Mus (Lindje) dhe Diyarbakir (Juglindje) të Turqisë ka filluar operacioni antiterrorist “Eren Dimër-11” (Eren Kış-11) për nder të togerit Ismail Moray, i cili është martirizuar në lokalitetin Senyayla.

1742926
Forcat turke të sigurisë nisin Operacionin “Eren Dimër-11” në Mus dhe Diyarbakir

Operacionet “Eren Dimër”, të cilat kryen për eliminimin e plotë të terrorizmit në vend, vazhdojnë me sukses në mënyrë “të sigurt” dhe “vendimtare” falë mbështetjes së popullit.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate të shkruar, në Mus dhe Diyarbakir ka nisur Operacioni “Eren Dimër-11 (Senyayla) Dëshmori Ismail Moray, Toger i Parë i Xhandarmërisë” për fshirjen e organizatës terroriste separatiste PKK nga agjenda e vendit dhe për neutralizimin e terroristëve që vlerësohet se strehohen në këtë zonë.

Në këtë operacion marrin pjesë gjithsej 1.300 trupa nga komandot e Xhandarmërisë, nga skuadrat e Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë dhe nga njësitë e Rojave të Sigurisë, nën drejtimin e Komandës Rajonale të Xhandarmërisë Tunceli.



Lajme të ngjashme