Turqia reagon ndaj Këshillit të Evropës për çështjen Kavala

Turqia deklaroi se Këshilli i Evropës (KE) duhet të respektojë dhe t'i besojë procesit gjyqësor të zhvilluar nga gjykatat e pavarura dhe të paanshme.

1742410
Turqia reagon ndaj Këshillit të Evropës për çështjen Kavala
Dışişleri Bakanlığı 02.jpg

Turqia deklaroi se Këshilli i Evropës (KE) duhet të respektojë dhe t'i besojë procesit gjyqësor të zhvilluar nga gjykatat e pavarura dhe të paanshme.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme duke bërë të ditur se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, që miratoi një vendim dhe njoftoi Turqinë për qëllimin e referimit të çështjes Kavala në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të përcaktuar nëse Turqia ka ekzekutuar vendimin ndaj biznesmenit Osman Kavala.

“Në përputhje me parimin e respektimit të proceseve gjyqësore në vazhdim, i bëjmë thirrje Këshillit të Evropës të shmangë ndërmarrjen e hapave të mëtejshme, të cilët do të nënkuptojnë ndërhyrje në gjyqësorin e pavarur (turk). Të gjithë, me në krye Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës duhet të respektojnë dhe të besojnë në proceset ligjore të zhvilluara nga gjykatat e pavarura dhe të paanshme”, shkruhet në deklaratë.

Duke theksuar se Turqia, e cila është anëtare themeluese e Këshillit, është e vetëdijshme për përgjegjësitë e saj që dalin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Turqia këtë vit ka zbatuar 128 vendime dhe deri më tani janë zbatuar gjithsej 3 mijë e 674 vendime të GJEDNJ.

“Komiteti i Ministrave, i cili mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka aktualisht një numër të madh çështjesh në agjendën e tij. Ne e shohim këtë si një qasje jokonsistente për të mbajtur rregullisht në rendin e ditës vendimin e Kavalas, ndërkohë që ka gjykime më të vjetra në lidhje me një sërë çështjesh, të cilat ende nuk janë ekzekutuar nga shtetet e tjera. Fillimi i disa mekanizmave të disponueshme sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, kundër vendeve të caktuara, bazuar në konsiderata politike dhe jo në kritere ligjore dhe të barabarta, minon, para së gjithash, reputacionin e Këshillit të Evropës”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nëse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës dëshiron të ruajë efektivitetin e sistemit të të drejtave të njeriut, ai duhet të ndalojë këtë qasje të njëanshme dhe selektive dhe të trajtojë ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në një mënyrë të paanshme në lidhje me të gjitha shtetet anëtare.



Lajme të ngjashme