Ankaraja reagon ndaj administratës grekoqipriote për lejen e kërkimit të hidrokarbureve

Turqia reagoi të enjten vonë ndaj Administrata Greke e Qipros së Jugut (GCA) për lejen e njëanshme të kërkimit të gazit natyror duke shkelur platformën kontinentale turke në Mesdheun Lindor...

1742593
Ankaraja reagon ndaj administratës grekoqipriote për lejen e kërkimit të hidrokarbureve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tanju Bilgiç, iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me raportimet e mediave se administrata grekoqipriote ka licencuar konsorciumin e formuar nga “ExxonMobil” dhe “Qatar Petroleum” për kërkimin e gazit natyror në të ashtuquajturën zona e licencës numër 5.

“Raportimet mediatike që informojnë se Administrata Greke e Qipros së Jugut i ka dhënë një leje kërkimi hidrokarburesh konsorciumit «ExxonMobil-Qatar Petroleum» për të ashtuquajturën zona e licencës numër 5, të cilën ajo (administrata grekoqipriote) e shpalli në mënyrë të njëanshme duke shpërfillur të drejtat e vendit tonë dhe turqve qipriotë, tregon qartë edhe një tjetër herë se kush është realisht në favor të nxitjes së tensionit në Mesdheun Lindor.

Një pjesë e të ashtuquajturës zonë licence në fjalë shkel platformën kontinentale të Turqisë në Mesdheun Lindor. Nga ana tjetër, ky hap i njëanshëm shpërfill edhe të drejtat e turqve qipriotë, të cilët janë bashkëpronarë të ishullit të Qipros.

Sikurse dhe deri më tani, Turqia nuk do të lejojë kurrë asnjë vend, kompani apo anije të huaj që të përfshihet në aktivitete të paautorizuara të kërkimit të hidrokarbureve në zonat e juridiksionit detar të saj dhe do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri jo vetëm të drejtat e saj, por edhe dhe ato të Republikës Turke të Qipros së Veriut (TRNC/RTQV), thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të MPJ turke, Tanju Bilgiç.



Lajme të ngjashme