Turqia dënon pseudokuvendin popullor të Assadit; synoi integritetin e saj territorial

Ankaraja zyrtare hodhi poshtë një deklaratë që synonte Turqinë, nga i ashtuquajturi kuvendi popullor i regjimit të Asadit.

1742232
Turqia dënon pseudokuvendin popullor të Assadit; synoi integritetin e saj territorial

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tanju Bilgiç, bëri me dije se kundërshtojnë me forcë deklaratën e pamasë dhe ilegale që synon integritetin territorial të Turqisë, lëshuar nga pseudokuvendi popullor të regjimit të Bashar al-Assad në Siri.

Tanju Bilgiç iu përgjigj me shkrim pyetjes në lidhje me një deklaratë të pseudokuvendi popullor të regjimit të Assadit.

“Ne hedhim poshtë me forcë deklaratën e pamasë dhe ilegale të kuvendit popullor, i cili nuk përfaqëson në asnjë mënyrë popullin sirian dhe s'ka legjitimitet demokratik, duke vënë në shënjestër integritetin territorial të vendit tonë.

Këto lloj deklaratash janë një tjetër manifestim i delirit të një regjimi që persekuton prej vitesh popullin e tij, përgjegjës për vdekjen e qindra-mijëra njerëzve të pafajshëm dhe shpërnguljen e milionave nga shtëpitë e tyre.

Sikurse dhe në të kaluarën, Turqia është këmbëngulëse dhe e vendosur për t'u dhënë përgjigjen e nevojshme gjithashtu sot dhe në të ardhmen të gjitha llojeve të kërcënimeve ndaj interesave kombëtare të saj dhe ambicieve të poshtra që lakmojnë territoret e atdheut”, shkroi zëdhënësi i MPJ turke.

Ky reagim i Ankarasë zyrtare erdhi pasi i ashtuquajturi kuvendi popullor sirian bëri thirrje për të “marrë” provincën jugore Hatay të Turqisë.

Regjimi i Assadit injoron prej vitesh nevojat dhe sigurinë e popullit sirian duke u interesuar vetëm për shtypjen e opozitës dhe fitimet e mëtejshme territoriale. Me këtë synim, regjimi bombardon prej vitesh objekte civile si shkolla, spitale dhe zona të banuara duke çuar në shpërnguljen e pothuajse gjysmës së popullsisë së vendit.



Lajme të ngjashme