Sentop: Turqia ka lidhje shekullore diplomatike me Poloninë dhe bashkëpunim të shkëlqyer

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop tha se dëshirojnë të zhvillojnë më tej bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh me Poloninë në çdo fushë.

1741970
Sentop: Turqia ka lidhje shekullore diplomatike me Poloninë dhe bashkëpunim të shkëlqyer

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop tha se dëshirojnë të zhvillojnë më tej bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh me Poloninë në çdo fushë.

Mustafa Sentop në kuadër të kontakteve të tij në Poloni u takua me Kryetarin e Senatit polak, Tomasz Grodzki.

Duke u shprehur se është i lumtur që është në Poloni, vend mik dhe aleat, Sentop tha: "Turqia dhe Polonia janë dy vende mike dhe aleate me më shumë se 6 shekuj marrëdhënie diplomatike. Ka lidhje të forta njerëzore dhe solidaritet shembullor midis vendeve tona. Nuk ka shumë vende me marrëdhënie kaq afatgjata dhe intensive në histori.”

Kryeparlamentari turk tha se ecuria pozitive e marrëdhënieve, e cila mori një dimension partneriteti strategjik në vitin 2009 dhe vrullin e fituar nga kontaktet e nivelit të lartë së fundmi, janë të kënaqshme dhe shtoi: "Me Poloninë ne dëshirojmë të zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh dhe bashkëpunimin ndërparlamentar në çdo fushë”.

Mustafa Sentop falënderoi Poloninë për mbështetjen e saj në procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Edhe Kryetari i Senatit, Grodzki theksoi se ka potencial për bashkëpunim në çdo fushë midis Turqisë dhe Polonisë dhe se Turqia është zgjedhja e parë e polakëve në aspektin turistik.

Sentop dhe delegacioni shoqëruesi vendosën kurora me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në sheshin Pilsudski të Varshavës.

Ai nënshkroi fletoren përkujtimor dhe u informua për monumentin.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop dhe shoqëruesit e tij vizituan edhe Pallatin Mbretëror të Varshavës.

 



Lajme të ngjashme