Erdogan: Turqia ndër vendet e pakta që prodhojnë topa të artilerisë detare

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri me dije të enjten se Turqia ka zhvilluar topin kombëtar të artilerisë detare duke u bërë një nga ato pak vende që prodhojnë këtë sistem armësh.

1742114
Erdogan: Turqia ndër vendet e pakta që prodhojnë topa të artilerisë detare

Kreu i shtetit turk i dërgoi një videomesazh Programit të Korporatës së Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKE) për Qitje nga Toka me Artileri Detare, mbajtur në kryeqytetin Ankara.

Erdogan deklaroi se (sot) është një ditë historike për industrinë turke të mbrojtjes.

“Topat e artilerisë detare janë sisteme armësh që dalin në pah si një element i domosdoshëm i marinës. Këto sisteme armësh, të cilat janë fuqia goditëse e luftanijeve, luajnë role kritike në luftime”, u shpreh ai.

Duke rikujtuar se Turqia e shtoi këtë sistem armësh në përpjekjet e saj për kombëtarizimin e industrisë së mbrojtjes rreth një vit më parë, shefi i Ankarasë zyrtare theksoi se në këtë mënyrë ia kanë arritur të eliminojnë edhe vartësinë e jashtme të vendit për topat e artilerisë detare, sikurse në fusha të tjera.

“Me zhvillimin e topin kombëtar të artilerisë detare, Turqia është bërë një nga vendet e pakta që prodhojnë këtë sistem armësh”, tha Presidenti Erdogan mes të tjerash.



Lajme të ngjashme